Kryebashkiaku Erion Veliaj: Tirana ka një histori unike për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore! 

172
Sigal

Dje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, priti Avital Leibovich. Kryebashkiaku Veliaj shkruan se “Ne do të punojmë me AJC – American Jewish Committee, për të siguruar që aktivitetet e Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022, të nënvizojnë tolerancën dhe bashkëjetesën. Kryebashkiaku Erion Veliaj: “Gjithmonë kënaqësi të mirëpres mikeshën Avital Leibovich në Tiranë. Qyteti ynë ka një histori unike të tolerancës dhe kontributit që ka dhënë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore!  Ne do të punojmë me AJC – American Jewish Committee, për të siguruar që aktivitetet e Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022, të nënvizojnë tolerancën dhe bashkëjetesën.

Artistja Elhaida Dani e ftuar tek “Reja”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri me dije se në mbrëmjet e “Reja” u ftua  edhe artistja e mrekullueshme si Elhaida Dani, e cila mezi pres të na dhurojë një atmosferë fantastike. Kryebashkiaku Erion Veliaj:Mbrëmjet tek “Reja” vazhdojnë të jenë po aq çlodhëse dhe të bukura, si çdo natë. Por, sot (dje) do të kemi një të ftuar speciale, një vajzë dhe artiste të mrekullueshme si Elhaida Dani, e cila, mezi pres të na dhurojë një atmosferë fantastike”.