Tritan Shehu: Rama “mohon” masakren e Recak-ut, krye pjese e genocidit serb ne Kosove

27
Ndersa ambasadori amerikan ne Prishtine e rikujton, duke dhene nje mesazh te qarte.
Sot eshte pervjetori i asaj masakre, nje “unaze” e vecante, tragjike, ne “zinxhirin” e gjate e te rende te genocidit serb ne Kosove.
E paraprire dhe e shoqeruar me tej ne vitet 1998-99 nga shume ngjarje, krime, pastrime etnike etj, qe formojne tabllone e plote te nje genocidi.
Ndersa Rama, kjo maxhorance prej tre vitesh nuk lejon Kuvendin e Shqiperise ta quaje “Genocidin genocid”, “Krimin krim”, pra tu vemdose emrat, qe u takojne.
Mban ne “sirtar” kerkesen tone per “Mocion me debat e Rezolute” per njohjen e denimin e Genocidit serb ne Kosove, ndesh kjo edhe me rregullat e Kuvendit:
Dhe pa dyshim duke mos quajtur “Genocid” kalvarin e tragjik te Kosoves, mohohet edhe Masakra e Recak-ut si nje nga pikat me kulminante te atij genocidi.
Ajo qe tha sot ambasodori Hovenier ne Prishtine:
“Askush nuk duhet te mohoje e te haroje cfare ka ndodhur ne Recak”, duket sikur i drejtojet edhe Rames e Rilindjes sone.
Sepse te mos pranosh te njohesh e denosh ate genocid, do te thote te mohosh edhe “Masakren e Recak-ut”.
Ndersa Qeveria e Shqiperise duhej te paraprinte Kosoven ne Gjykatat nderkombetare per te njohur e denuar nderkombetarisht ate Genocid, gje qe Kosove vetem nuk e ben dot!
Sigal