Vrasja në Greqi, babai i Caroline: Do të kërkojmë drejtësi dhe do të kujdesemi për mbesën

214
Sigal

Jeta e Susan dhe David Crouch është shkatërruar javët e fundit nga pikëllimi i thellë për humbjen e vajzës së tyre të dashur Caroline, e cila u vra nga burri i saj.

Megjithatë, ekziston një “mision” që i mban ata të përqendruar dhe që ka të bëjë me fatin e mbesës së tyre, Lydia, e cila ishte e pranishme kur babai i saj mbyti nënën.

Kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga vrasja e Caroline Crouch dhe rreth një javë pasi Babis Anagnostopulos rrëfeu për krimin e tmerrshëm, të cilin fillimisht ai u përpoq ta inskenonte sikur ranë pre e grabitjes.

Së fundmi babai i Caroline, David, foli për Daily Mail në lidhje me “misionin” që ai dhe gruaja e tij tani kanë ndërmarrë:

“Si Susan dhe unë do të kalojmë pjesën tjetër të jetës tonë duke u siguruar që të bëhet drejtësi që vajza e saj e vogël, Lydia, do të rritet me ato që mund t’i japim dhe se kujtimi i nënës së saj do të jetojë përgjithmonë”.