Dyshohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim, arrestohet ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër

26
Sigal

Ish-kreu i Hipotekës në Gjirokastër, Florion Taçi është vënë në pranga nga policia së bashku me një person tjetër, shtetasin A. M.

Te dy personat dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente”, thotë policia.

Kujtojmë që Florion Taçi  ka qenë në krye të Hipotekë s nga viti 2019 – 2022.