Drift me “Benz” dhe e postoi në Tik Tok, e pëson 21-vjeçari në Elbasan! Gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti

32
Sigal

Një 21-vjeçar është ndëshkuar me gjobë dhe i është sekuestruar automjeti në Elbasan, pasi ka prishur qetësinë publike. Videon teksa bënte drift në zonë të banuar në në bulevardin “Aqif Pasha”, 21-vjeçari e kishte publikuar në rrjetin social  “Tik-Tok”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.  Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ai do të hetohet për veprën penale “prishja e qetësisë publike”.