Durrësi me 26 të prekur dhe dy viktima. Ja cila është ‘zona e kuqe’ e qytetit, 12 të infektuar nga i njëjti fis

340
Sigal

Durrësi është qyteti i dytë në vend, pas Tiranës që ka numrin më të madh të të prekurve me koronavirus në vend. Sipas të dhënëve deri ditën e djeshme në këtë qytet ishin 26 të prekur, ndërkohë që dy prej 15 viktimave të shënuara në total, janë nga qyteti i Durrësit.

“Panorama”, raporton se Spitalla e Durrësi është zona më e infektuar në këtë qark. Sipas tij, vetëm dje listës së të prekurve ju shtuan plot 11 persona nga i njëjti fis, e bashkë me të prekurin e parë, bilanci shkon në 12 të infektuar në fis.

Bëhet fjalë për një 71 vjeçar i cili para dy ditësh rezultoi pozitiv dhe dyshohet se është dhe shkaku i përhapjes së virusit në katër familjeve të tjera.

Ndërkohë dyshohet se i moshuari e ka marrë virusin nga djali i tij, i cili punonte në një call center në Durrës, e me pas djali ka infektuar edhe nënën.

Nga këta e kanë marrë dhe të afërmit që jetojnë aty pranë ose që kanë pasur kontakt me ta të gjithë banojnë në shtëpi private në zonën e Spitallës.