Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

491
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë degjuar pak më parë në Durrës, ku për pasojë është plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Është raportuar për një person të qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Bëhet fjalë për shtetasin Rexhep Terziu, 42 vjeç.

Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Policia ka shkuar në zonën ku kanë ndodhur të shtënat për të zbardhur atë që ka ndodhur.