Reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

156
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës që kamë pushtuar vendin tonë që prej mbrëmjes së djeshme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

ARRSH njofton se në Qafë Luzhë dhe në Kuben –Vesije, ka pasur reshje bore me intensitet, ndërsa aktualisht autoritetet kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve.

“Mot me reshje ka përshkuar vendin në Qafë Mali-Fierzë, në Qafë Luzhë dhe në Kuben-Vasije ka pasur reshje dëbore me intensitet Po punohet me mjetet borëpastruese për të bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës . Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, njofton ARRSH.