Durrës, gjendet pa shenja jete një 39 vjeçar brenda një automjeti

64
Sigal

Policia në Durrës ka shkuar në një vendngjarje në afërsi të shkollës “Jusuf Puka” ku nga raportimet e para brenda një mjeti ështe gjetur pa shenja jete një shtetas. Ngjarja raportohet në një zonë pjesë e lagjes numër 3 në Durrës.

Dyshimet e para mbi ngjarjen janë se vdekja e personit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk janë kostatuar shenja dhune. Shtetasi u gjet i pajetë brenda një automjeti tip “Fiat Brava” me ngjyrë gri. Policia është në vendngjarje.

Përditësim:

Një 39-vjeçar në Durrës është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në lagjen Nr.3 të qytetit. Viktima është identifikuar nga policia si A.R. banues në Krujë. Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.