FOTO/ Mbërrin dimri, dëborë dhe ngrica gjatë javës që vjen

267
Sigal

Nxirrni xhupat dhe çadrat me vete.Java që vjen është tipike dimërore, ndërsa dëbora do të zbresë deri në zonat e ulëta.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron për mot me temperatura të ulëta, ku në zona të ndryshme të vendit do të ketë ngrica.

Më poshtë ju njohim me parashikimin e motit të javës që presim:

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e hënë në lartësinë mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësinë 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 në pjesën tjetër të vendit.

Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug të vendit.

Dita e mërkurë do të jetë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë kryesisht në orët e mëngjesit.

Ditën e enjte dhe të premte gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit.

Në lartësinë mbi 900 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Në fushën termike deri ditën e mërkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale me e ndjeshme ditën e parë të muajit Dhjetor.

Image