Sindikalisti i Arsimit: Pagesat shtesë të mësuesve janë qesharake

179
Sigal

“Në këtë vit, pagat e mësuesve do të rriten me 6%”. Kështu deklaroi Drejtorja e Përgjithshme e Politikave të Arsimit në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini.Ajo nënvizoi për emisionin se deri në 2025 pagat do të rriten me 40%.

Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga zv.presindenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Arjan Peraj, i cili nënvizoi se rritja e pagave në këtë periudhë është rritje formale dhe se arsimtarët nuk përfitojë gjë.

“Me llogaritjet nuk shkojnë gjë në xhepin e mësuesve. Rritja me 40%, duhet të ndahet çdo vit me nga 10%”, tha ai.Z. Peraj deklaroi më tej se gjatë pandemisë mësuesit nuk ka marrë pagë shtesë. Sipas tij, e vetmja pagesë shtesë ishte për orët e përsëritjes në fillim të vitit shkollor, që ishte një shumë qesharake.