Adriatik Mateli: Si lindi sistemi tatimor në Shqipëri në vitin 1912 

447
  • Shtylla kryesore e të ardhurave të shtetit të ri shqiptar ishin tatimet direkte
  • Shtylla kryesore e të ardhurave të shtetit të ri shqiptar ishin tatimet direkte
Sigal

Sistemi tatimor në Shqipëri fillon me krijimin e shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912 dhe më tej vazhdon me sistemet tatimore të zbatuara nga qeveritë, që kanë qeverisur vendin deri në ditët tona. Kjo periudhë, sipas veçorive të hartimit dhe zbatimit të tij, klasifikohet në këto periudha: – krijimi i shtetit shqiptar dhe qeverive pas tij 1912-1924; – krijimi i Republikës dhe Mbretërisë Shqiptare 1925-1939; – pushtimi i vendit 1939-1944; – likujdimi i sistemit tatimor 1944-1990, dhe ringritja e sistemit tatimor 1991 deri në ditët tona. Pjesa më e rëndësishme e sistemit tatimor kanë qenë padyshim ligjet që rregullojnë të ardhurat e Shtetit dhe krijimi i një administrate me nëpunës të aftë, të paguar nga Arka e Shtetit, dhe vërtetimet e nxjerrjet e tatimeve dhe taksave në përgjithësi të bëheshin në monedhë dhe më pak në natyrë. Kjo politikë, për herë të parë në historinë kombëtare arriti të siguronte mbledhjen e të ardhurave publike në Arkën e Shtetit Shqiptar dhe shpërndarjen e tyre për përballimin e nevojave urgjente që kishte ekonomia e vendit.

Periudha 1912-1924

Politika Tatimore

Politika tatimore, që u zbatua në vitet 1912-1924, u kushtëzua nga ndryshime të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore. Kjo periudhë fillon me krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912, qeveritë pas saj dhe përfundon me rënien e qeverisë së Nolit. Një nga ndryshimet e rëndësishme në fushën ekonomike ishte ngritja e sistemit tatimor, nëpërmjet të cilit, shteti i brishtë shqiptar do siguronte të hyra publike, që do të derdheshin në arkën e tij. Periudha 1912-1924 përkon me disa ndryshime të pjesëshme të sistemit tatimor të trashëguar nga periudha e mëparshme, krijimi dhe konsolidimi i administratës shtetërore shqiptare si dhe arkëtimi të ardhurave tatimore në arkën e shtetit shqiptar

Politika e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës

Më 28 Nëntor 1912 u mblodh Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi zgjodhi Qeverinë e Përkohshme të kryesuar nga Ismail Qemali. Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar ishte premisë politike themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës së brendëshme të vendit dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik të tij. Qeveria mori vendime të rëndësishme në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Politika e Qeverisë në fushën politike synonte ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve të mëparshme, e cila u konkretizua me marrjen e disa masave për njësimin e gjyqeve civile dhe penale, zëvëndësimin e kadillerëvet me myftijtë etj. Në fushën ekonomike synonte mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe derdhjen e të ardhurave në arkën e shtetit shqiptar. Në fushën sociale synonte uljen e barrës fiskale të fshatarësisë. Një nga institucionet më të rëndësishme në qeverinë e parë shqiptare ishte Administrata Financiare, që kishte në varësi Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Qeveria depozitoi pranë bankës fondet që dispononte dhe u bëri thirrje tregtarëve që të depozitonin në Bankë mjetet e tyre të lira. Ministria e Financave, vendosi tarifën doganore në bazë të tagrit specifik mbi llojin e mallrave, e cila pati qëllime fiskale. Gjithashtu, ajo vijoi veprimtarinë ligjore, duke vepruar me zbatimin e taksave doganore si më parë, 11 përqind mbi vlerën e mallrave të importit dhe 1 përqind mbi vlerën e mallrave të eksportit. Politika ekonomike e Qeverisë synonte mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe përballimin e nevojave urgjente të vendit me të ardhura. Gjykatës: ishte kryetar i zyrës së sheriatit që kryente funksione civile, administrative, gjyqësore dhe fetare. Kadiu varej drejtpërdrejti nga sulltani. Nëpunës i lartë në krahinat për çështjet fetare, i cili lëshonte fetva në lidhje me zbërthimin dhe zbatimin e parimeve të sheriatit. Qeveria ngriti administratën e taksave si në krahinën e Vlorës ashtu edhe në krahinat që administronte. Burimet financiare të saj ishin të pakta. Qeveria shtiu në dorë fondin e administratës turke në zonat ku ushtronte aktivitetin e saj. Derisa të bëheshin zgjedhjet dhe të formohej Këshilli Kombëtar, ajo vendosi të linte në fuqi ligjet, rregulloret, formalitetet e mëparshme dhe të mbeteshin në vendet e veta nëpunësit që do ta njihnin dhe do ta pranonin Qeverinë e Përkohshme.

Taksat që trashëgoi Shteti i ri Shqiptar

Shtylla kryesore e të ardhurave të Shtetit të ri Shqiptar ishin tatimet direkte. Këto tatime u trashëguan nga sistemi i mëparshëm dhe preknin drejtpërsëdrejti produktin apo të ardhurat e prodhuesve në momentin e prodhimit dhe krijimit të tyre. Taksat e trashëguara përbëheshin nga disa lloje: – E dhjeta. – Xhelepi. – Vergjia, tatimi mbi ndërtesat dhe trojet. – Angari, detyrim i personave fizikë ose me pagesë për punime në rrugë. – Taksa e patentës, tatim mbi fitimet e shtresave të pasura të tregtarëve, sipërmarrësve, zejtarëve etj. – Tatimi mbi prodhimet nga pyjet dhe guroret. – Taksat doganore.

Tiparet e sistemit tatimor

Shteti i ri, pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, trashëgoi një sistem tatimor të prapambetur dhe vendi karakterizohej nga një paqëndrueshmëri politike. Përpjekjet për rimëkëmbjen e ekonomisë, veprimtaria dhe funksionet e tij mbetën të cunguara sidomos nga lufta e parë botërore. Qeveria e krijuar nga akti historik i shpalljes së Pavarësisë me qendër në Vlorë, megjithë përpjekjet për përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit tatimor, nuk mundi të reformonte sistemin e mëparshëm të perandorisë otomane. Disa nga tiparet kryesore të këtij sistemi ishin: Taksë që nxirrej sipas ligjit të datës 8 dhjetor 1907.  – Të ardhurat tatimore u bazuan në taksimin mbi të ardhurat e realizuara nga ekonomia bujqësore dhe blektoria. – Tatimet e drejtpërdrejta përbënin të ardhurat kryesore në totalin e të ardhurave tatimore. – Mbledhja e tatimeve bëhej në natyrë. – Barra e taksave binte mbi fshatarësinë. – Administrimi i mbledhjes së taksave bëhej nëpërmjet sipërmarrjes. Gjatë kësaj periudhe rëndësi të veçantë pati grumbullimi i të ardhurave tatimore, në arkën e shtetit të ri, shqiptar duke i dhënë fund transferimit dhe grabitjes së tyre nga Qeveria Osmane. Nga pikëpamja politike dhe ekonomike, puna e Bankës për Shqipërinë dhe ngritja e Administratës Financiare mund të themi se ishte çlirimi i dytë i vendit, pas pavarësisë. Legjislacioni i Taksave – disa akte ligjore të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës

Si pjesë e Perandorisë Otomane, Shqipëria trashëgoi, ndër të tjera edhe ligjet financiare të saj. Qeveria e gjeti vendin në një situatë të jashtëzakonshme politike, ekonomike dhe sociale. Për përballimin e situatës emergjente, detyrat kryesore qenë padyshim hartimi dhe zbatimi i ligjeve, që rregullojnë të ardhurat e buxhetit, që buronin nga tatimet dhe taksat. Disa nga aktet më të rëndësishme të nxjerra në fushën e tatimeve dhe taksave ishin: “Mos-marrja e tatimit të patentës nga të huajtë”. “Vendimi i parë hoqi tatimin e luftës, ndërsa vendimi i dytë bënte fjalë për mos-marrjen e tatimit të patentës deri sa të vërtetohej ekzistenca politike e shtetit shqiptar.