Pro dhe kundër kujtimeve të Nexhmije Hoxhës/ Flasin Kurt Kola dhe Osman Murati

696
Sigal

Flasin Kurt Kola, Ish– kryetari i Shoqatës Kombëtare  ish- të Përndjekurve, dhe Osman Murati, ish-ministër i Tregtisë së Brendshme

Diskutime të ashpra mbi librin e ri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike” të Nexhmije Hoxhës, së vesë së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha

Pak ditë më parë Nexhmije Hoxha  ka publikuar librin, të titulluar “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ku ka rrëfyer jetën e saj në politikë dhe vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Në këtë libër e veja e Enverit tregon momentet më të rëndësishme në kohën kur ajo ishte në krye të shtetit. Për mëse 1 muaj libri po zë faqet e së përditshmeve më të mëdha në Shqipëri . Në Telegraf sot po japim dy prononcime nga Ish– kryetari i Shoqatës Kombëtare  ish- të Përndjekurve, Politikë Kurt Kola dhe  ish-ministri i Tregtisë së Brendshme, Osman Murati.

Nexhmija, shkruan: ” Enveri e përjetoi keq vdekjen e Hysniut! Qante poshtë batanijes”  ..

Vito i përgjigjet: “Hysniun e vrau Ramizi, në klinikën e Pol Miliezit në Paris”!

 Dy plakat komuniste, Nexhmija dhe Vito Kapo….

 Enveri në 1978 nxiste luftën mes Kapos dhe Mehmetit dhe po i përgatiste fronin Ramiz Alisë

 Kurt Kola

Nexhmija dhe Vito, edhe në pleqërinë e lashtë vazhdojnë të mbrojnë diktatorin, duke u përpjek t’i mbulojnë krimet që bëri mbi “shokët” e tij të luftës e pushtetit! Nexhmija, shkruan: ” Enveri e përjetoi keq vdekjen e Hysniut! Qante poshtë batanijes”  ..

Vito, i përgjigjet:” Hysniun e vrau Ramizi, në klinikën e Pol Miliezit në Paris”!

Dy fallxhorët, ende kërkojnë të mbushin mendjen njerëzve se ,”Djalli” që “Engjell”!  Ato jo vetëm i dinë të gjitha krimet e diktatorit, por në shumë syresh janë nxitëse e shtyse!

Ne në Burrel, të mbyllur hermetikisht, ishim ndjekësit më të përkushtuar e të vëmendshëm të kapim e të analizojmë çdo shprehje të fjalimeve të diktatorit në të cilat fshihej gjithë plani kriminal në trurin diabolik të tij…

Sapo i shpëtoi atakut të vjeshtës 1973, duke menduar se mund ta godiste  rishtazi shpejt, nisi “pastrimin”….

Krejt Ministrinë e Mbrojtjes! Vrau ministrin, shefin e shtabit, arrestoi e dënoi gjithë gjeneralët që kishin drejtuar brigadat në luftë!!

Pushtetin e siguroi, por tani e shqetësonte ” trashëgimtari” kujt do ia linte udhëheqjen? Ishin dy pretendent të fortë, Kapo e Shehu të cilët i kishte joshur veç e veç secilin për zëvendës të tij….  Dy kaqolët e besonin dhe në fshehtësi urrenin njëri-tjetrin, ndërsa diktatori  mendonte planin e eliminimit të tyre!

Këta të dy i kishte frikë! Asnjërin nuk e arrestonte dot! Shehun e kishte mbajtur 35 vjet kryeministër! Kapon shef të organizimi të partisë fill pas vetes!  Për këta mendonte mënyrën me diabolike….

Në vjeshtën e ’78-s mori një turne nga jugu, në vendlindje…. ” Ndjen  vdekjen, ndaj shkon ne Gjirokastër” thamë neve, por ai kishte patur qëllim të paralajmëroj eliminimin e dy rivalëve potencial, natyrisht në mënyrën e tij djallëzore….Shkoi në Dropull ku mbajti një fjalim të gjatë, plot me sulme donkishotase kundër neofashistëve grek, imperializmit amerikan e revizionizmit sovjetik!

Gjithë ajo potere megallomane kishte si qëllim vetëm deklarimin sigurisht më nëntekst se –pushtetin do ta lë të sigurt!

Në mes të fjalimit “zhurmëmadh” citoi shprehjen:”Në partinë tonë, kurrë nuk do të ndodhë ajo që ndodhi me  Stalinin në BS! Pa kurrfarë lidhje me çka përrallisi tre ore, para popullit të Dropullit!  Ne e kapën këtë shprehje, e analizuam dhe nxorëm të fshehurën e saj… “Tani do të bëjë pastrimin radikal duke eliminuar dy pretendentët e postit të tij, Kapon e  Shehun dhe ministrinë e Brendshme dhe t’ia le pushtetin R. Alisë të pastruar”!! Ne nuk ishim  Orakull, por kishim ndjekur tërë historinë e veprimtarisë që nga Liceu i Korçës deri në këtë fjalim, përmes shokëve që kishin jetuar me të…..

Dhe fiks pas një viti, në ’79 vdiq H. Kapo në klinikën dr. P. Milezit në Paris! Urdhëruesi ishte vetë ky,  por nuk përcaktonim atë që i dha helmin  me afat të gjatë veprimi…. Për ta mbuluar, duke dhënë ekspertizë të rreme, e çoi te Miliezi, që e paguante me dhjetëra mijëra dollarë te 3 milion skllevërve shqiptarë!!

Helmin vdekjeprurës të injektuar në Tiranë, Parisi e ktheu në “kancer në mëlçi”!!! Hysniu iku enigmë, ceremonia mortore e shkallës më të lartë! Disa metra  rruge në aeroport u bë pjesë e mbajtjes arkivolit  vetë urdhëruesi i vdekjes!!  Shenjë “dëshpërimi e Jagos për kaqolët  e tjerë që shpejt do e ndiqnin mbrapa…..

Fjalimin e lamtumirës ia ngarkoi Mehmet Shehut, armikut që e kish urryer veç si konkurrent potencial të vendit që e donte vetë…. Ndonëse e kuptoi se ishte me kunj dhënia e fjalimit, Sheu, nga gëzimi i madh që mbeti konkurrent i vetëm i “sigurt”

mbajti një fjalim të gjatë, shprehje plot ditirame…. Fjali e lavdi….a  thua se po fliste për njërin nga tre udhëheqësit që fituan Luftën e dytë botërore dhe jo për një konkurrent që shpesh kishte ndenjur me vite pa folur me të!!!  Kjo ishte në modën e politikës shqiptare e përkufizuar “vdis që të dua” dhe Shehu  me zemrën që ngazëllonte përbrenda,  përjashta në sy të vëzhguesve derdhte  lot krokodili!!

Diktatori, që Nexhmija thotë:”Enveri qante nën batanije”… Në fakt nën batanije qeshte me dhuntinë e tij kriminale arritur në perfeksion, eliminim e vetëshfajësim! Qëndronte te kryet e arkivolit, në atë mënyrë aktrimi keqardhje e dëshpërimi sikur s’i kish mbetur njeri tjetër gjallë….

Por diabeti, sëmundja që i kishte shkatërruar e zemrës dhe në fund mendjen, agravoi dhe iku në Vlore për ndërrim klime, Atje u sëmur keq e sipas ministrit të Brendshëm, H. Isait, me të cilin bisedova gjatë në një vizitë që u bëra kur qenë në burg…..

” Preu kontaktet me të gjithë anëtarët e Byrosë politike, vetëm me Ramizin! Tri stinët e ’80-s, që nga janari deri në shtator, na u krijua frika se po vdes! Edhe Ramizi shkonte rrallë dhe kur vinte nuk na jepte asnjë informatë! Në heshtjen e Ramizit, Mehmeti krijoi bindjen se Enveri nuk kthehej i gjallë e me këtë bindje mori të gjitha kompetencat e partisë, duke e zëvendësuar ende pa vdekur e nisi të ushtrojë  gjithë autoritetin e tij prepotent! Deshi fati e erdhi në shtator. Gjëja e parë që bëri, sipas një raporti qe kish përgatitur Ramizi, i dha një dush të akullt Mehmetit në Byronë Politike, duke e kërcënuar me shkarkim nga të gjithë funksionet”!…….

Këtu e lëmë Hekuranin dhe vazhdojmë veprimet e tij kriminale…  E kishte përgatitur tragjedinë me një akt të vetëm, kishte gjetur edhe aktorin që do e luante në teatrin kriminal, nën surverjmin e rreptë të Sigurimit të Shtetit….

Mehmeti kish bërë një lidhje krushqie me familjen e deklasua Turdiu, duke shkelur rëndë idealin e partisë sipas parimit komunist. Kjo ishte “akuza” publike  për opinionin! Kurse shkaku real ishte frika se pas vdekjes, Mehmeti, do bënte kthesën duke goditur kultin e tij të sundimit….

Thërret aktorin, profesionist në krime, dhe i thotë;”Pushtetin, do ia lija shokut H. Kapo, por ai vdiq… Tani unë dua të ta le ty, por ke pengese, shokun Mehmet….

Me kaq u morën vesh regjisori me aktorin e skenave të vrasjeve me pabesi…  E. Hoxha dhe aktori ekzekutues 35 vjet ministër i Brendshëm!  35 vjet, njëri kryeministër, tjetri ministër i brendshëm kishin qenë miq e dashamirës me njëri-tjetrin, por kur është çështja për postin Suprem në sistemin diktatorial nuk ka as shoqëri as miqësi, vetëm pabesi e tradhti!!

E helmoi…. Pastaj i dha një plumb në Zemër e i la pistoletën sipër plagës!!! Perdja u mbyll deri kur regjisori ta hapte komentet mbi ” poliagjentin kryeministër, gjatë gjithë qeverisjes në shërbim të agjenturave”…… Urrejtja e tij s’ka kufi! Varrmihësit varros– zhvarros kufomën deri në breg të lumit Erzen që ta përcjellë në Adratik…. Ai kish bërë aq krime sa këtë fund e akoma më keq meritonte dhe këtë ia dha shoku i ngushtë i “idealit” të rremë!

Diktatori nuk është ende i kënaqur me aktorin ekzekutues dhe para se ta arrestoi e ta çoj te  viktima e tij, e thërret e i ngarkon mision tjetër!…..

Shoku Kadri, agjentit që “vrau” veten i kemi bërë shtëpinë muze, ajo të bën sfidë ty e nesër kur të jesh udhëheqës, prishjen ta marrin për burracak”! Karrieristët kuptohen edhe me shikime…. Të nesërmen Kadriu e rrafshoi shtëpinë muze të Mehmetit….

I kreu porositë dhe po priste me padurim vdekjen e diktatorit e t’i zinte vendin, pa i shkuar mendja se në vend të postit do hante plumbin!  Zbatonte metodën bolshevike zhdukjen e varësve për të mbuluar gjurmët….Ndërkohë që oficerët e sigurimit që vepronin jashtë në eliminimin e të arratisurve politike  ishin në misionin për të sjellë Xhevdet Mustafën për ta implikuar, i organizuan dy provokime për ta arrestuar, por ky kish qenë kryetari i tyre për tri dekada dhe nuk u ra në çark….  Por ishte aq i kriminalizuar sa nuk kishte derman t’i shpëtonte vdekjes! Tri dekada tortura e vrasje njerëzish për ide të kundërta i mbylli me vrasjen e pabesë të shokut të vet më kriminel se ky!! Regjisori i mekanizmit te të gjithë llojeve të torturave dhe krimeve, në prag të vdekjes, zbatoi metodën e faraonëve të Egjiptit të lashtë, që kur vdisnin merrnin me vete tërë shërbyesit!! Ndryshimi midis faraonëve të lashtësisë dhe diktatorëve  të kohës moderne është: faraonët i merrshin në varr të gjallë, ndërsa diktatorët të vdekur.

Sulm ministrisë brendshme… Institucioni i më i preferuar e kontrolluar prej tij. Eliminoi ata që dinin sekretet……Por sekreti më i madh ishte jashtë saj e duhej zhdukur se  s’bën!! Motiv nuk kishte se drejtonte ministrinë e ‘shëndetësisë. Ç’drejtësi kam respektuar unë”??? Pyeti ndërgjegjen e vet….

” Drejtësi!? Ti je vetë drejtësia”….

Enveri : “hahahahahahaaa” u shkri së qeshuri. Pastaj tha: ” I tëri i kalbur jam” dhe mbërtheu telefonin:”Shoku Llambi, eja shpejt!

Llambi: ” bobo keq shoku Enver”!U nis me vrap në këmbë, s’priti makinën…. Duke iu marr fryma mbërrit, kur shikon, Enveri, këmbe mbi këmbë, duke pirë duhan!

“Po të merret fryma, shoku Llamb! i thotë diktatori.

Nxitova në këmbë, shoku Enver, mendova se je keq.

” Jo mo jo, jam”mirë” po kemi një sekret bashkë e doja ta mbyllim,” i thotë buzagaz, diktatori.

“Çfarë sekreti është, shoku Enver. iu pre zëri në mes të emrit  Llambi Zeçishtit,  ministrit shëndetësisë, teksa mendonte:” Atë pabesi që do ti bësh tjetrit, prite se do të ta bëjnë ty”!

” Është ajo puna e Hysniut, ta mbyllim…..

” Uuuuu mbyll, shoook En… mezi po nxirrte rrokje fjalësh, Llambi.

“Pas vdekjes time, ti Llambo do ta dekonspirosh me mburrje për të injoruar mua, ndaj po të përcjell para që të jem i sigurt se e mbylla” i tha diktatori, teksa dy oficerë sigurimi u paraqitën me pranga në duar!

” Të lutem, më mëshiro”! Kërkoi mëshirë, ministri.

“Llambo, nuk e njoh mëshirën! Siç e kam nis karrierën, do e bitis,”!

” Ku do më çoni”? pyeti oficeret, ministri i “shëndetësisë”.

” Atje ku çove ti shefin e partisë”…

Dy fallxhoret plaka, Nexhmja e Vito, u bën shkas të hyjë në labirintet kriminale të diktatorit më të sofistikuar e të papërsëritshëm në llojin e tij, E. Hoxha.

Osman Murati