Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

399
Sigal

Sot mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel ku pritet të mblidhen ndihma monetare për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pak para nisjes ambasada britanike në Tiranë njofton se qeveria do japë 1 milion paund si ndihmë për Shqipërinë.

“Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor.

Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, njofton ambasada.