Fier, vodhi 20 milion lekë nga pagesat e dritave dhe ujit, prangoset ish-punonjësja e postës

379
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar ish-punonjëse të postës së Levanit në Fier, me iniciale A.E, pasi akuzohet se ka përvetësuar dy milion lekë të reja nga pagesat që qytetarët bënin për dritat dhe ujin.

Mësohet se 30-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe gjykata e Fierit ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan A. E., 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14 shkurt 2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas policisë, 30-vjeçarja, “nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët”