Denoncimi para 3 muajsh: Rama po blen gaz për të mbrojtur Bashën

226
Sigal

Më 2 tetor të vitit të shkuar, gazetari Klodian Tomorri denoncoi se si Edi Rama po blinte gaz dhe armatime për protesta.

Sipas tij, këto po blihen për shkak se gazi i duhet Ramës për të mbrojtur Bashën.

Gazetari e ka risjellë denoncimin e tij, tani që gjithçka u bë realitet.

JA POSTIMI I 2 TETORIT 2021

“Pak ditë më parë Edi Rama kaloi në qeveri një vendim per te blere gaz dhe armatime qe perdoren nga policia apo garda ne protesta. Tani pyetja është për çfarë i duhet policisë gazi?

Protesta kundër qeverise nuk ka më në të ardhmen e parashikueshme se opozita gjet rahmet ka kryer punë. Atëherë ka vetëm një mundësi. Gazi duhet për të mbrojtur Bashën.

Imagjinoni skenën, kur Doktori do shkojë te kangjellat e selisë së PD-së për të marrë partinë. Basha brenda në zyrë. Policia brenda kangjellave me skafandra do hedhë gaz mbi protestuesit.

Mbështetësit e Doktorit do akuzojnë policinë dhe Çuçin për dhunë. Mbështetësit e Ramës dhe Bashës do akuzojnë protestuesit dhe do mbrojnë policinë në krye të detyrës.

Mbështetësit e Bashës, që dikur e quanin ministrin e Brendshëm, Llesh Kimiku, tani do i thonë Çuç Heroiku.

Ky Rama paska lindur me këmishë. Nuk ka njeri në botë, që të ketë lindur me kaq fat.