Defekt në Nënstacion, një pjesë e kryeqytetit pa energji elektrike

489
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se një pjesë e Tiranës ka mbetur pa drita si pasojë e një defekti në nënstacionin te Hotel Tirana. Kështu, pa energji ka mbetur rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga e Elbasanit, “Myslym Shyri”, Ish-blloku. OSHEE-ja bën me dije se grupet e specialistëve janë duke punuar për riparimin e defektit.
Sigal