Parlamenti i Maqedonisë shpall shpërbërjen

435
Deputetët maqedonas votuan sot për shpërbërjen e parlamentit në muajin shkurt, si dhe për organizimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme në përputhje me një marrëveshje të arritur nën mbikqyrjen e Bashkimit Evropian për të nxjerrë vendin nga një krizë e gjatë politike. Menjëherë pas këtij votimi, shpërbërja e pralamentit parashikohet më 24 shkurt. Por për momentin, partitë kryesore të koalicionit qeverisës dhe të opozitës së majtë nuk kanë arritur të bien dakord për një datë për organizimin e zgjedhjeve.
Një marrëveshje fillestarë parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, por formacioni kryesor politik i opozitës (SDSM), që kishte qenë iniciatore për këto zgjedhej të parakohshme, i kundërvihet dhe kërcënon me bojkot, duke theksuar se kushtet nuk përshtaten. “SDSM-ja nuk i pranon zgjedhjet pa lirinë e medias dhe pa një publikim të listave elektorale”, deklaroi një përgjegjës i këtij formacioni, Goran Sugareski. Kryeministri Nikola Gruevski, në pushtet prej nëntë vitesh, paraqiti të premten dorëheqjen, pas një marrëveshje që partitë kryesore arritën në korrik nën udhëheqjen e BE-së.
Sigal