Makina përplas një vajzë në qendër të Tiranës

464
Një vajzë është plagosur rëndë, pasditen e sotme në qendër të Tiranës, pasi u përplas nga një automjet. Fotot nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetet sociale, ku vajza duket e shtrirë në tokë, teksa kalimtarët e rastit i vijnë në ndihmë. Sipas dëshmitarëve, makina u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, pasi përplasi vajzën. Mësohet se vajza u dërgua menjëherë në spital, me plagë të rënda, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin.
Sigal