Dallgë tetë ballë dhe erëra të forta, pezullohet puna në portin e Durrësit

474
Sigal

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit është pezulluar puna për momentin në portin e Durrësit.

Dallgët e mëdha, erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë bërë që për momentin të pezullohet lundrimi i anijeve dhe trageteve të peshkimi në det.

Sipas kapitenerisë, forca e detit regjistron tetë ballë dhe se situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe përgjatë orëve në vijim. Dy tragete të linjës Brindisi-Durrës kanë mbërritur me vonesë.

Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, rrezikohet që të ketë përmbytje në disa zona.

Lumenjtë si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dalin nga shtretërit.

Disa lagje të Tiranës dhe Durrësit janë nën ujë. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit.