Qeveria miraton 300 kuota kredish të buta për policët, arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët

Qeveria ka miratuar 300 kuota kredish të buta me normë interesi 0% për punonjësit e administratës publike duke u krijuar mundësi më të lehta për financim dhe strehim.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njofton se nga këto kuota kredish do të përfitojnë 6 kategori punonjësish të administratës.

NOA

Nga 70 kuota kredie janë ndarë për punonjësit e policisë, arsimtarët, mjekët, infermierët dhe ushtarakët. Ndërsa 20 kuotat e tjera do të shkojnë për policinë e burgjeve.