Berat, mungojnë ilaçet, kirurgjia drejt mbylljes

611
Sigal

Reparti i kirurgjisë i Spitalit Rajonal të Beratit është drejt mbylljes. Shkak për këtë gjendje është bërë mungesa e medikamenteve, antibiotikët, shiringat etj., që shërbejnë për zhvillimin e operacioneve të ndryshme të pacientëve. Këtë e bën të ditur drejtoresha e këtij spitali,Valbona Papa, e cila pohon se, “gjendja në këtë repart nuk, është në gjendje për të kryer operacione, e kjo jo për paaftësi  të mjekëve specialistë, por për mungesë të ilaçeve që nga antibiotikët, deri tek shiringat etj.”. Mësohet se në spital mungojnë dhe disa aparatura, veçanërisht ato të laboratorit. Në këto kushte, pasojat i vuajnë qytetarët. “Ne jemi të detyruar, që të sëmurët, t’i transportojmë në spitalet e rretheve të tjera. Kjo është e detyrueshme që të bëhet nga ana jonë, pasi të sëmurët kërkojnë ndihmën mjekësore”,- shton Papa. Megjithë shqetësimin e bërë prezent, ende situata mbetet e njëjtë.