Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij, Seanca është shtyrë me kërkesë të Prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj, pasi nuk ishin të pranishme dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Imeraj ishte komanduar në një tjetër çështje ndërsa Nakuci ishte justifikuar pasi kishte me probleme shëndetësore.

Asnjë prej të akuzuarve nuk ishte prezent në seancë, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi dorëheqjen e prokurorit Hajdarmataj nga çështja.

Gjatë diskutimeve në seancë Prokurori Hajdarmataj ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse duhet të japë dorëheqjen, ndërsa mbrojtja i tha se ka takuar dëshmitarët.

Seanca e radhës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij do  të mbahet më 25 shtator.