Policia e Shkodrës është ngritur në këmbë mbrëmjen e sotme pasi të shtëna armësh janë dëgjuar në këtë qyte.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e pompave në afërsi të rrethrrotullit të 5 Heronjve ku breshëria me plumba është derdhur në drejtim të lokalit të vëllezërve Pjetri. Lokali mësohet se është në pronësi të Albert Pjetrit, ndonëse administrohej edhe nga dy të tjerët Nikoll Pjetri dhe Vlash Pjetri.
Mësohet se njëri prej tyre Nikoll Pjetri është efektiv policie, ndërsa tjetri Vlash Pjetri, ish administrator i njësisë Rrethina.
Në momentin që është sulmuar lokali brenda tij kanë qenë disa persona, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë përtokë kur është qëlluar.
Policia po punon për të identifikuar autorët e ngjarjes.
Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.
Lexo edhe : ‘Edi Ramës i duhet Ardi Veliu si ajri që thith’ / Banda e drogës në Belgjikë e tregoi përse
Lexo edhe : Alarmi në Vatikan / Papa Françesku dyshohet se është infektuar me Covid-19



















