Tërmet i fortë në Itali / Banorët e frikësuar dalin në rrugë

271
Sigal

Një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Itali.

Ekzaktësisht epiqëndra e tërmetit bëhet e ditur se ka qënë në Ragusano në zonën e Sicilisë por ai u ndje shumë edhe në Sirakuza, Catania dhe Gela.



Lexo edhe : Alarmi në Vatikan / Papa Françesku dyshohet se është infektuar me Covid-19



Termeti ka qënë me magnitudë 4.6 ballë sipas shkallës rihter, dhe epiqëndra ka qënë ne det, 15 km larg zones se quajtur Acate, në një thellësi 16 km.

Lëkundja është ndjerë shumë dhe qytetarët kanë dal në rrugë nga frika. “Ishte një lëkundje e fortë dhe e gjatë”, thanë qytetarët për mediat lokale. Deri tani nuk raportohen të lënduar.