Anketa / Mbi 360 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në 2019

348
Sigal

360.699 shqiptarë ose 12.4 përqind e popullsisë kanë emigruar 2019, sipas anketës së emigracionit të hartuar nga INSTAT.

“Numri i individëve gjithsej të larguar nga Shqipëria, në 2019 rezulton 360.699 banorë, ose rreth 12,4 % e popullsisë gjithsej të vitit 2011” shkruhet në raport

Sipas raportit, mosha mbizotëruese, e cila ka emigruar ka qënë 25 deri në 29 vjeç, ndjekur nga 20 deri në 24 vjeç.

Vendet e preferuara të emigracionit për shqiptarët janë Italia, Gjermania dhe Greqia.

Përfundimi i kësaj ankete ishte se arsyet kryesore të largimit nga vendi ishin problemet financiare dhe kushtet e jetesës ndërsa për kthimin, arsyet familjare.

Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar.



Lexo edhe : ‘Më mirë të ikë qeveria, se të ikë populli’ / Reagimi i koordinatorit të LSI Tiranë



Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar.

Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulta.



Lexo edhe : Hakeri shqiptar vodhi Bitcoin me vlerë 500 mijë euro / Tre shtete europiane i vihen pas