Itali/ Qeni tradhëton shqiptarët, ja çfarë kishin fshehur në kamion

276
Sigal

Policia italiane në portin e Ankonës ka sekuestruar 1.1 kg drogë e llojit herōinë si dhe 43.000 euro.

Droga ishte e ndarë në dy pako dhe ishte fshehur brenda në kamion.

Mediat italiane bëjnë me dije se kamioni kishte ardhur nga porti i Durrësit. Si fillim që diçka nuk shkonte e zbuloi qeni antidrōgë, por nuk mundi ta gjejë substancën pasi ishte e mbështjellur fare mirë.

Automjeti më pas iu nënshtrua kontrollit me rreze X, të cilat konfirmuan praninë e pakove dhe lejoi identifikimin e tyre të saktë brenda ngarkesës.

Autoriteti Gjyqësor ka sekuestruar substancën narkōtike dhe automjetin e përdorur për transport, si dhe 43,000 euro para të gatshme, që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Drōga e gjetur, herōinë e pastër, e hedhur në treg, do të kishte sjellë një fitim prej rreth 35,000 euro.

Shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht 29 dhe 26 vjeç, shtetas të kombësisë shqiptare pa precedentë specifik, u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun Montacuto.