Alarmi në Vatikan / Papa Françesku dyshohet se është infektuar me Covid-19

240
Sigal

Dy kardinalë pranë Papa Françeskut kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, një ditë pasi papati shkëmbeu urimet e Krishtlindjeve me stafin e lartë.


Lexo edhe : 17.6 milion euro importe barnash në nëntor 2020 / Covid-19 rrit kërkesat për ilaçe



Kardinali polak Konrad Krajeëski, i cili administron organizatat bamirëse të Papës dhe ka titullin e ndihmësit të Vatikanit, ‘u testua pozitiv për Covid-19’, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.


57-vjeçari, i njohur si ‘Robin Hood’ i Papës për punën e tij me të varfrit dhe të pastrehët, kishte simptoma të pneumonisë dhe po trajtohet në një spital në Romë.

Zyrtarët ende po kërkojnë të identifikojnë kontaktet e tij të fundit, por dihet se ai takohet rregullisht me Papën.

Kardinali italian Giuseppe Bertello, 78 vjeç, guvernatori i Qytetit të Vatikanit, doli pozitiv dhe besohet të jetë në vet-izolim në shtëpinë e tij në Vatikan.