Hakeri shqiptar vodhi Bitcoin me vlerë 500 mijë euro / Tre shtete europiane i vihen pas

317
Sigal

Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro. Burime të besueshme pranë prokurorisë pohojnë se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.



Lexo edhe : ‘Edi Ramës i duhet Ardi Veliu si ajri që thith’ / Banda e drogës në Belgjikë e tregoi përse



Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët  dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, website dhe infrastrukturës së IT. Burimet shpjegojnë se të huajt njoftojnë prokurorinë se këto dy faqe interneti që prezantohen si cripto tregje, përmes një përfaqësimi on line rrëmbëjne besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe kriptovalutat.

Lexo edhe : Alarmi në Vatikan / Papa Françesku dyshohet se është infektuar me Covid-19



Sapo shënjestra regjistrohej ne platformë duke dhënë identitetin dhe numrin e telefonit, autorët e kontaktojnë qytetarin duke i sugjeruar investim në sasi te vogla me premtimin se ndërmjetësi do realizojë një investim të madh të valutave. Qëllimi i grumbullimit të të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha