Berisha: Ndal mashtrimit me Kavajën. Zgjedhja është e rrezikshme dhe e gabuar

86

Ish kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë çështjes së Karantinës anti-Koronavirus në Spitalin e Kavajës.

Teksa qeveria mohon të ketë ndërmarrë një hap të tillë, Berisha publikon mesazhin e rradhës, që sipas tij nxjerr në pah mashtrimin e rradhës të kryeministrit Edi Rama dhe minsitres së shëndetësisë Olgerta Manastirliu.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Ndal mashtrimit me Kavajen!

Ja si mashtron shqiptarët Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia për Kavajën! Deklarojnë dy ditë me rradhë se nuk është cakuar spitali i Kavajës për Karantinë ndërkohë kanë nisur shkresën se është caktuar!

Lexoni denoncimin e mashtrimit te tyre per Kavajen:

Denoj me ashpersine me te madhe mashtrimet e papergjegjshme per Kavajen dhe kerkoj anullimin e menjehershem te caktimit te spitalit te saj per karantine. Zgjedhja eshte e rrezikshme dhe e gabuar. Bazat ushrarake jane territoret me te pershtatshme per keto qellime. Ju beje thirrje qytetarve te mos bien ne asnje panik!

Pershendetje dr spitalit të Kavajës sapo ka mbërritur shkresa nga Ministria e Shëndetësisë e firmosur nga Silva Bino dhe miratuar nga Ogerta Manastirliu për shpalljen Karantinë të katit të parë dhe të tretë të spitalit të Kavajës!

Po ashtu një tjetër ambient po në qytetin tonë mbrapa godinës së burgut të minorenëve do të jetë sërisht Karantinë për KORONAVIRUSIN!

Rregulli bazë për vendndodhjen e Karantinave është plot 60 km larg çdo lloj zone të banuar ose në baza ushtarake të cilat kanë kontrolle dhe rregulla të rrepta lëvizjesh për pamundësinë e përhapjes së infeksionit!

Askush nuk flet as kryetari Bashkisë