Bënin gara shpejtësie në rrugët e Tiranës/ Policia u “vihet pas” shoferëve me radarë dhe dronë, qindra të gjobitur në vetëm pak orë

197
Sigal

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka hartuar një plan masash për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie.

Këto masa konsistojnë në monitorimin e rrugëve interubrane që lidhen me Tiranën, si dhe rrugëve në brendësi të kryeqytetit, me anë të shërbimeve të lëvizshme, duke përdorur radarë, kamera, alkool-testues, dronë dhe mjete të tjera pauniformuara.

Sipas njoftimit, në vetëm pak orë janë vendosur me qindra gjoba.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës/Monitorim 🚔, fotografim i shkeljeve 📸 dhe masa administrative ndaj shkelësve✍, në rrugën “Sauk-TEG-Kashar”.

Nisur nga analiza e kryer nga specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës, për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash.

Këto masa konsistojnë në monitorimin e rrugëve interubrane që lidhen me Tiranën, si dhe rrugëve në brendësi të kryeqytetit, me anë të shërbimeve të lëvizshme, duke përdorur radarë, kamera, alkool-testues, dronë dhe mjete të tjera pauniformuara.

Shpejtësi të frikshme në pikun e lëvizjes, 145 km/h deri ne 169 km/h, në rrugën e TEG-ut:

➡️ prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente 17 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 9 për shpejtësi për tejkalim mbi 50 km/h më shumë se sa lejon tabela dhe 8 për shpejtësi për tejkalim mbi 30 km/h më shumë se sa lejon tabela;

➡️ Gjithashtu 38 masa administrative të caktuara për tejkalim të normave të shpejtësisë, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit;

➡️ 121 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

➡️ 88 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Monitorimi vijon me lëvizje, në të gjitha rrugët e Tiranës.

Stop shpejtësisë!🛫
Stop alkoolit në timon!🥃

Respekto rregullat e qarkullimit për të mbërritur i sigurtë në destinacion!🤝👮‍♂️