Zgjedhjet në PD, ndërpritet procesi në degën e Malësisë së Madhe/ Pretendime për parregullsi

161
Sigal

Ndërpritet procesi i zgjedhjeve në degën e PD në Malësinë e Madhe. Nga raportimet mësohet se shkak për ndërprerjen e procesit zgjedhor është bërë edhe një incident ku kutia e votimit është thyer.

Nga raportimet mësohet se kandidatët për kreun e degës kanë ngritur si shqetësim listat e fryra të anëtarësisë, ku janë përfshirë edhe persona që s’kanë lidhje me PD, por janë punonjës të administratës së Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Gjithashtu ka pretendime për votim masiv nga ana e personave që nuk paraqesin as kartat e anëtarësisë.

Më herët PD njoftoi se do të merrte në verifikim të gjitha pretendimet lidhur me ankesat e kandidatëve në garë.

Për kreun e PD në Malësinë e Madhe garojnë Fredi Sterkaj, Isa Rama dhe Mimoza Rexhvelaj.