Grenell: Administrata Biden vendos sanksione mbi liderin konservator në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit

208
Sigal

Këshilltari i Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar në lidhjet me vendimet që ka marrë administrata e Joe Biden, sidomos tani gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Grenell shkruan se kjo administratë që i vendos sanksione liderit të partisë konservatore në Shqipëri, nuk ka sanksionuar ende të dashurën e Vladimir Putin edhe pse ata e dinë shumë mirë se cila është.

Grenell akuzon median amerikane si të falimentuar.

‘Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit.

Media amerikane është e falimentuar’, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.