PD: Rama, injoron denoncimin e abuzimit të EAG-së së Veliajt

449
Sigal

TIRANE – Partia Demokratike vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, me pretendimin se kanë favorizuar në tendera kompaninë EAG që sipas opozitës është në pronësi të vëllait të ministrit.

Në një dalje për mediat, deputeti i PD Bedri Hoxha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka dëgjuar zërin e qytetarëve, që kanë denoncuar tek ai rastin e korrupsionit me tenderat.

Megjithatë siç u shpreh Hoxha, kryeministri nuk i ka marrë parasysh denoncimet, duke vijuar që të favorizohet me tenderat kompania EAG.

Më poshtë komunikata e plotë për mediat e deputetit të PD, Bedri Hoxha:

“Pak ditë më parë, dhe kjo është e freskët në arkivat e medias, Edi Rama u kërkoi qytetarëve t’i drejtoheshin atij për të denoncuar korrupsionin. U kërkoi qytetarëve që t’i drejtoheshin edhe ministrave për të denoncuar korrupsionin. Ja ku kemi këtu ankesën e zonjës Gjonaj, specialiste në agjensinë e Veliajt, drejtuar Edi Ramës. Ankesë drejtuar edhe ministrit Veliaj. Zonja Gjonaj denoncon tenderin fiktiv, shkeljen e ligjit me motiv përfitimin, pra denoncon korrupsionin. Me fakte e me informacion konkret. Denoncon presionin e vazhdueshëm që drejtoresha e Veliajt i ka bërë për të firmosur që EAG të merrte para nga taksat e qytetarëve për një produkt e shërbim që ekzistonte.
Çfarë bëri Edi Rama me këtë ankesë të qytetares Gjonaj?! Asgjë. Sigurisht as ministri i tij. Edi Rama nuk i ka kthyer përgjigje specialistes Gjonaj sepse ai e ka lejuar korrupsionin të ndodhë. Me Edi Ramën lindi, u rrit dhe po pasurohet kompania EAG, që i përket ministrit dhe stafit të tij të ngushtë. U tha qytetarëve me shkruani, denonconi korrupsionin. Ja ku e ka rastin konkret. I vetmi reagim ndaj këtij rasti të pastër korruptiv, ku agjensia e Veliajt i jep 25 milionë lekë EAG-së, është kërcënimi i vazhdueshëm ndaj specialistes që nuk u pajtua me shkeljen e ligjit dhe që u ankua tek Edi Rama. Është e qartë se në momentin më të parë që u vu me provë, thirrja e Edi Ramës drejtuar qytetarëve për të denoncuar korrupsionin doli se është një ngrehinë e rremë, një flluskë e madhe boshe. Mosreagimi i Ramës ndaj këtij rasti, ndaj këtij skandali ku është përfshirë ministri i tij dhe stafi i tij i ngushtë, është një mesazh i qartë për qytetarët. Mos denonconi korrupsionin, sepse korrupsioni jam vetë unë, thotë Edi Rama.”
 shprehet Hoxha – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/pd-rama-injoron-denoncimin-e-abuzimit-te-eag-se-se-veliajt-261314.html#sthash.k1sDFMbG.dpuf