Detaje nga të shtënat me armë në Pogradec, i plagosur djali i pronarit të një hoteli, i shpëtoi atentatit të 2020-tës (Emrat e autorëve)

177
Sigal

Mësohet se plagosja në Pogradec ka ardhur si pasojë e një konflikti disa vjeçar mes personave me precedentë kriminalë. Ngjarja e ndodhur ditën e sotme ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka nderkohë që ishte i mbushur me pushues. I plagosur në këmbë ka mbetur djali i pronarit të hotelit, Joan Muçallari i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

Dy autorët e shpallur në kërkim nga policia janë shtetasit Firdeus Berberi, Gresi Maxhari.

Ndërkohë më herët, policia doli me njoftim zyrtar ku ndryshe nga çfarë u mësua së funmdi, raportohet se konflikti kishte qenë i çastit dhe nuk kishte pasur histori të mëparshme të përplasjeve.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.