Kompozimi i një simfonie është një sfidë e vërtetë për krijuesin. Për më tepër kur mendon se edhe tradita jonë në fushën e simfonive është disi më e paktë, kjo në raport me gjini të tjera muzikore.
Për të arritur deri tek kompozimi i ALBANOI (2 vjet punë, 45 minuta muzikë), kam përshkruar një rrugë të gjatë, të cilën e çmoj se më ka dhënë eksperiencën e domosdoshme për t’u përballur me një kryepunë, siç është gjinia e simfonisë.
Simfonia ka katër kohë dhe secilën prej tyre ja kam dedikuar 4 personaliteteve, të cilët përmes veprës së tyre kanë ndikuar tek unë, në kohë, vende e në forma të ndryshme. Duke ju dedikuar muzikën shfaq nderimin tim më të thellë për ta!
- Koha I-EPOS, i dedikohet Ismail Kadaresë
- Koha II-ISO, i dedikohet Ëolfgang Hufschmidt
- Koha III-KTHESA, i dedikohet Eno Koços
- Koha IV-HENG, i dedikohet Çesk Zadejës
Së afërmi!
- Premiera botërore e simfonisë ALBANOI do të mbahet më 9 maj 2025, ora 19.00 në sallën e UART, për të marrë pjesë në premierë konfirmoni në këtë link, hyrja e lirë.