Ndarja nga jeta e Papa Françeskut! Baba Mondi: Bota humbi sot flamurtarin e paqes dhe dashurisë

55
Sigal

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Baba Mondi në reagimin e tij shprehet se sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës.

“Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e paqes dhe të dashurisë”, tha ai. Ai shprehet më tej se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit

Vatikani njoftoi paraditen e sotme se Papa Francesku kishte ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte udhëheqësi i parë amerikano-latin i Kishës Katolike Romake, vdiq në orën 07:35 me orën lokale të hënën e Pashkëve.

Vdekja e tij vjen një ditë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit për të uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë. Ai doli nga spitali muajin e kaluar pas pesë javësh trajtimi për pneumoni të dyfishtë.