I nxehti afrikan pushton vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat sot

40
Sigal

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë

Temperatura maksimale në fundjavë do të shkojnë deri 37 gradë Celcius, ndërsa javën tjetër pritet që të jetë një javë edhe më e nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë Celcius.