Skena komike qeveritare mes tragjedisë së mbrëmshme ku mijëra njerëz u bllokuan në rrugë

185
Sigal

Mbrëmë dhe sot akoma vazhdon situatë bllokimi në akset kryesore të vendit, ndërsa për rrugët rurale as që interesohet njeri. Gjithçka prej borës dhe akullit të paralajmëruar prej ditësh. Mediat, rrjetet sociale, shërbimi i motit jepnin paralajmërimin me ALERT se nga datat 13 deri me 16 shkurt do jetë mot me borë e akull e ku temperaturat vetëm në Tiranë do arrijnë minus 11 gradë.

Ndërkohë qeveria nuk e vrau mendjen, veçse nxori mbrëmë ministren Balluku e cila për show kishte hypur majë një borëpastruese dhe bënte foto e video për të na thënë se “ja po punon qeveria”.

Ata që ishin në borëpastruese tregojnë sot me humor e sarkazëm se ç’ndodhi mbrëmë kur i lajmëruan që e vetmja borëpastruese të kthehej nga ku ishte nisur për Librazhd për të zhbllokuar rrugën nacionale e ku ishin qindra makina të zënë në qark nga bora e ngricat në rrugë.

-Kthehuni urgjent afër tunelit të Elbasanit!- ishte urdhëri.

-Jemi rrugës për të hapur udhën në Librazhd!-

-Urgjent kthehuni se duhet të hyp ministrja mbi borëpastruese.

Nejse u kthyen njerëzit e borëpastrueses, ndërkohë që policia i kërkonte të hapnin udhën në Librazhd.

Shkoi ministrja  Balluku, e veshur trashë, hypi mbi borëpastruese dhe filluan ta filmonin dy veta. Shoferi mendoi se do shkonte me ministren në darkë andej ku priste populli në makina.

-Edhe një foto! Kthehu pak djathtas. Bukur! Ke dalë yll! thonin vartësit e ministres.

-Edhe një foto mes rrugës se po frynë erë dhe të duket balli bukur!

Dhe ka kokë të bukur, ministrja!

Sakaq ajo bëri videon, fotot e iku për Tiranë.

U nis makina e pastrimit drejt Librazhdit. Atje priste në mes të rrugës Taulant Balla, numri dy në PS, si dhe numri një i deputetëve socialistë. Edhe atje Taulanti shkonte ku kishte me shumë borë, një qyp me ujë ia sillte përsipër shoqëruesi që të dilte i lagur ujë e që po interesohej për popullin. Me pas filmonin dhe bënin foto.

-Shef! Eshtë një makinë e fikur, sikur ta shtysh dhe të bëjmë foto se duket bukur. Të pëlqen populli!- e yshtnin Ballën, servilët. Dhe e bëri foton duke shtyrë makinën.

Pas fotos makina aty mbeti mes rrugës!

Në foto: Taulant Balla duke shtyrë makinën

Kaq ishte puna dhe shkuan në restorantin më të mirë të Elbasanit, që e ka bërë një katolik i devotshëm. Vera ishte e mirë!

Radha me makina rrinte vendnumëro. Kripë jo, borëpastruesja e kreu aktin me ministren dhe pushoi.

Në facebook, njerëzit e bllokuar nëpër Shqipëri panë videon e ministres së transportit majë borëpastrueses dhe thanë “më në fund qeveria po nis ministren në krye të detyrës”. Por ishte video, pasi njerëzit priten me orë të tëra mes ftohtit me fëmijë apo të moshuar, pasi asnjeri nuk kishte ç’tu bënte. Paratë e fituara nga tenderimet për mirëmbajtjen e rrugëve ishin dhënë, por edhe ngrënë nga firmat fituese të ministrisë.

Borëpastrueset nuk u blenë nga qeveria siç kishte premtuar, por as kripa e tenderuar nuk u hodh në rrugë.

Nga Lezha analisti Andi Bushati, që priti me orë të tëra të vinte nga Lezha në Tiranë, tha për median se nuk ka asnjë makinë që pastron apo që hedh kripë në rrugë e ku vargu makinave është me kilometra në mes të natës.

Po kështu korrespodentet nëpër Shqipëri tregojnë se situata mbetet problematike. E vetmja zgjidhje që ka gjetur shteti: Blini goma dimërore dhe vendosni zinxhirë!/G.Koha