Voton Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë, ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë!

213
Sigal

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e parakoshme, që po mbahen në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat, Kurti është shprehur se sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme ashtu siç do të jetë ardhmja e Kosovës.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë.

Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashuri për vendin duhet të votojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita.

Sipas sondazheve, pritet që Lëvizje Vetëvendosje të ketë një rezultat pozitiv në zgjedhje dhe të formojë qeverinë.