Gjashtë kilogram kānabis në makinë, arrestohet 49-vjeçari në Lushnje

268
Sigal

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Lushnje pasi është kapur me gjashtë kilogram lëndë narkotike në automjet.

Blutë bëjnë të ditur se në pranga ka rënë O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, 49-vjeçarit iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale gjashtë kilogram lëndë narkotike cānabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve, i koduar “Taksisti”.

Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cānabis sativa.

Bie në prangat e policisë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrōgë të koduar “Taksisti”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike cānabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.