Ankimet e zgjedhjeve në Berat e Gjirokastër, zbulohen dhjetëra raste të votimeve më shumë se 1 herë

272
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI pas kërkesës nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave.

Sipas rezultateve të dala nga kryqëzimi, KQZ njofton se janë 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme. Në Berat, 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës. Ndërkohë, 74 janë rastet e dyshimta për në Qarkun e Gjirokastrës: 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës. Edhe ditën e nesërme, KAS do të vijojë me shqyrtimin e ankimeve.