Ylli Dylgjeri: 17 Maj, restaurimi i diktaturës

262
Sigal

Sot është 17 maj. Ka shumë perkujtime në këtë ditë. Disa kanë ditëlindjen, disa festojne diversitetin etj.
Por per ne te tjeret na kujtohet 17 maj 2020, dita e shëmbjes së godinës së Teatrit Kombetar. Akt i cili
per te gjithe simboliken dhe paligjshmerine e veprimeve te kryera nga shteti dhe dhunen e ushtruar ndaj popullit protestues, shënoi në fakt ditën e shpalljes zyrtarisht hapur të nguljes së diktatures në Shqiperi. Gjithçka ka ndodhur pas asaj date e vertetoi me se miri qe Shqiperine perseri e shtyne drejt diktatures, të noterizuar së fundmi me masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021.
Por kjo diktature e re nuk eshte thjesht komuniste,
por eshte komunisto-ndragetiane. Prandaj rënia e godines së Teatrit u përshendet me postime fotosh me lule nga ata që shoqëruan Kryeministrin në punimet e rindertimit te piramides se Enverit dhe betonizuan pushtetin per here te trete te tij.
E tek diktatorucet perverse prane Kryeministrit nuk ngurruan te talleshin duke thene shembim godina te fashizmit. Ne harruam simboliken me te thelle te kesaj. Qe per rrezimin e fashizmit forcat e kunderta nuk ngurruan te bejne aleance me mafian italiane, ti lirojne nga burgjet e ti perdorin per luften antifashiste.
Paçka se mafiozet kishin premtuar se nuk do te ishin me pjese e qeverise pas musoliane. Kjo nuk prishte
me pune. Ata mafia tashme kishte shtene ne dore te ardhmen e parase publike dhe kishte nenshtruar sistemin e drejtesise dhe te institucioneve te shtetit
e do te ishin instrumentat thelbesore te zgjedhjeve
per qeveri lokale e qendrore.
Sa rendesi pra paska si shitet forma. Nderkohe Shqiperia ne permbajtje sot eshte diktature komunisto-ndragetiane.