Thirrja nga mjeku Pipero: Koha për të çliruar vendin nga masat

229
Sigal

14 muajsh që nga nisja e pandemisë së Covid-19, sot gjendja në spitalet Covid është përmirësuar ndjeshëm. Mjeku Pëllumb Pipero, thotë tek spitali Covid 1 po trajtohen 33 pacientë, shifër shumë e ulët në krahasim me muajt e qe lame pas.

“Situata është mjaft e qetë, incidenca ditore e rasteve të reja të infektuara është mjaft i ulët, numri është i ulët, numri i të shëruarëve është mjaft i madh. Raporti është të infektuar, të shëruar 1 me 20 ose me 30. Numëri i të shtruarëve në spital prej ditësh neve kemi 1 ose asnjë rast në ditë. Në Covid 1 kemi të shtruar rreth 33 pacienta, nuk kemi të intubuar”, tha Pipero.

Nisur edhe nga situata ku prej javësh shifrat e Covid-19 janë në rënie drastike, mjeku nënvizon se ka ardhur koha te lehtësohen masat. ”Jemi në kohën e duhur për të rishikuar masat, Komiteti i Ekspertëve besoj se e ka në konsideratë numrin e rasteve të infektuara në ditë, numrin e rasteve të shëruara, numrin e rasteve që vaksinohen çdo ditë, mundësinë e ekspozimit që është shumë e ulët, që kështu në këtë aspekt mendoj që ka ardhur koha se disa nga masat mbrojtëse duhet të rishikohen”, është prehur mjeku infeksionist”. Do të jetë Komiteti Teknik i Ekspertëve ai që do të vendosë nëse masat do të ndryshojë, apo ora policore do të hiqet.