Asteroidi gjigant godet Europën pasi NASA dështoi ta parandalojë

269
Sigal

Një asteroid masiv goditi Evropën Lindore, duke shkaktuar një krizë me përmasa historike. Për fat të mirë, ishte thjesht simulim. Shkëmbi hapësinor u shpik nga një ekip ekspertësh të NASA-S për të vlerësuar nëse jemi gati të devijojmë një goditje të tillë.

Përfundimi keqardhës është që teknologjitë e afta për të devijuar një shkëmb të tillë hapësinor thjesht nuk janë krijuar akoma, raporton Insider.

Si pjesë e Konferencës së Mbrojtjes planetare, Ushtrimi Hipotetik i Asteroidit, i vendosur nga Laboratori i NASA-s javën e kaluar, ekspertët krijuan asteroidin fiktive të quajtur 2021PDC, që do godiste Tokën brenda disa muajsh.

Simulimi u kërkoi disa ekipeve të reagimit të emergjencave nga SH.B.A. dhe Evropa të gjenin zgjidhje. Ndërsa gjithnjë e më shumë informacione u vunë në dispozicion për trajektoren, madhësinë dhe rajonin e ndikimit të 2021PDC, ekspertët u përpoqën të gjenin rrugë realiste të veprimit.

NASA dështoi na parandalimin e tij, gjë që fatmirësisht ishte thjesht simulim