Tatimet kontrolle pikave të tregtimit të karburanteve, 19.8 milionë lekë gjoba për shkelje

495
Sigal

Drejtoria e Hetimit Tatimor, po intensifikon kontrollet në kuadër të planit operacional, që po zbatohet në qendrat e qyteteve kryesore dhe në pikat e tregtimit të karburanteve.

Referuar të dhënave të kësaj strukture, gjatë periudhës 1-11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

Më konkretisht:

8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambjentet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:
50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;
118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

Administrata Tatimore, në asnjë rast nuk ka si qëllim kryesor ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.