Gjuetari qëllon për vdekje 34-vjeçarin në alpet Franceze

500
Sigal

Një pronar restoranti 34-vjeçar nga Britania është qëlluar për vdekje nga një gjuetar kur po ngjiste alpet Franceze me motorin e tij.

Viktima, emri i të cilit nuk është zbuluar, kishte jetuar për disa vite në qytetin e vogël të Les Gets. Ai u qëllua mbrëmjen e së shtunës në pyjet pranë Montriondit.

Sipas njoftimeve, ai dukej qartë pasi ishte në një rrugë që përdorej shpesh por që konsiderohet e vështirë për të hyrë në mal. Pronari u qëllua nga gjahtari 22-vjeçar, i cili u dërgua në spital pasi pësoi gjendje shoku.

Zyrtarët kanë thënë se po hetohet për këtë ngjarje të rëndë.