Ambasada Amerikanë ka dhënë sot një lajm të gëzuar për gjithë shqiptarët që jetojnë në tokën amerikane dhe që sigurisht nuk shkëputen nga kultura dhe historia e tyre kombëtare.
Bëhet fjalë pikërisht për një statujë të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, statuja e të cilit është vendosur në një nga vendet që shqiptarët kanë zgjedhur dhe janë vendosur të jetojnë prej vitesh, Miçigan.
“Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70.”, shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades amerikane
