“S’do ketë më kontroll”, Rama në Përmet: 600 biznese kanë aplikuar për marrëveshje!

50
Sigal

Kryeministri Edi Rama takoi këtë të Martë operatorë dhe biznesmenë të turizmit në Përmet dhe Gjirokastër. Ai e vuri theksin te ashtuquajtura “paqe fiskale me biznesin” e cila sipas tij do sjellë shumë avantazhe për subjektet dhe qeverinë.

“Ai lokal apo subjekt do ketë një stampë që është në sistemin e paqes fiskale dhe këtu nuk hyn dot njeri për kontrolle. Gjëja e strukturave akomoduese është që kemi informalitet në deklarimin e shtretërve. Nuk duam të rrisim presionin me inspektorë e kontrolle që sjellin dhe halle të tjera dhe na vënë në pozitë të vështirë. I kemi dhënë një mundësi të një vetë-deklarimi përpara, që është 60% në periudhën e pikut, që mund të shkojë deri në 90 apo 100%. Pastaj, 30% për periudhat e tjera. Bëhet marrëveshja dhe s’kanë probleme me kontrollet. Lajmi i mirë është se 600 subjekte që kanë aplikuar dhe janë të gatshëm ta nënshkruajnë këtë marrëveshje me qeverinë, kjo është shumë pozitive për ta dhe për ne”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Përsektorin e hotelerisë dhe deklarimet e sipërmarrësve para inspektorëve, Rama ka folur edhe më herët gjatë një takimi në Sarandë.