Petrit Vasili: Kryeministri bullizon personat me autizëm për karrigen e tij

42
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë ,Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj personave në spektrin autik.

Në një deklaratë Vasili e cilësoi Ramën si “një kryeministër zemerzi dhe sadist”, që sipas tij përdor gjuhë përçmuese për të mbrojtur pushtetin e vet.

Ai kërkoi përjashtimin moral dhe politik të Ramës, duke e quajtur këtë sjellje të papranueshme në çdo vend demokratik.

Petrit Vasili:

Rama per karrigen e tij te qelbur bullizon personat e spektrit autik.
Ky taleban, qe qelbet era injorancë te thelle, qe bullizon personat e spektrit autik eshte mjerisht narkoKryeministri trushkulur i Shqiperise.
Ky zemerzi, qe flet me merak per semundjet e veta dhe na nxjerr nje tufe mjeke, kur heq zorren qorre, bullizon egersisht personat e spektrit autik per karrigen e vet te qelbur.
Ne çdo vend te globit kete do ta largonin si qen per kete maskarellek, qe ka nxjerre nga goja.
Perbuzeni dhe përzëreni kete kryeminister te pashpirt, qe nxin sa here del dhe qe mbjell zi me fjalet e tij prej sadisti.